Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vuçiç vendoset në siklet, Rama i del në mbrojtje duke kritikuar BE-në për sanksionet ndaj Rusisë

Vuçiç vendoset në siklet, Rama i del në mbrojtje duke

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish avokatin e presidentit serb Alekdandër Vuçiç, këtë herë në Davos të Zvicrës, teksa po diskutohej për luftën në Ukrainë.

Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë. Ndaj edhe Aleksandër Vuçiç tentoi ta shmangë diskutimin e çështjes së luftës, por moderator i takimit Edmond Anderlini nuk e la pa “ngacmuar”.

Vuçiç e anashkaloi pyetjen provokuese, nëse mendonte se Putini ishte një kriminel lufte. Sa i përket mos vendosjes së sanksioneve ai tha: Ne i kemi përjetuar këto sanksione për 10 vjet. Dhe nuk ishim të lumtur për ato. Nuk mendoj se do të sjellin rezultate të mira.

Nga ana tjetër situata u mor në dorë nga kryeministri Edi Rama, i cili justifikoi vendimin e Serbisë, duke vënë në dyshim zgjedhjen që kishte bërë Bashkimi Europian.

“Me aq sa e kuptoj unë botën, nuk po e zëvëndësojnë burimin e pisët rus me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është edhe tregu pjesë dhe nuk do të nxitoja”, tha Rama.

Me këtë ndërhyrje, kreu i qeverisë shqiptare nxori nga situate e sikletshme Vuçiçin. Kjo nuk është hera e parë që Rama mbron mikun e tij Vuçiç, duke i dalë kundër BE-së, edhe pse interesat e shqiptarëve janë properëndimore dhe jo të kanalizuara te linja Vuçiç-Putin.

 

Të fundit