Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vullnet Sinaj shkresë KQZ-së, kërkon pamjet filmike të numërimit të votave

Vullnet Sinaj shkresë KQZ-së, kërkon pamjet filmike të

Vullnet Sinaj, kandidati socialist për deputet në qarkun Vlorë, i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku i kërkon pamjet filmike të procesit të numërimit të votave në Bashkinë Himarë dhe Vlorë.

Në zgjedhjet e 11 majit, Sinaj ishte kandidati i dytë më i votuar i PS-së në Qarkun e Vlorës me 10 941 vota preferenciale. Para tij qëndronte vetëm Damian Gjiknuri me 12 408 vota.

Kujtojmë që Sinaj shpëtoi heqjen e mandatit të deputetit përmes manovrave të mazhorancës me Gjykatën Kushtetuese.

Ai akuzohet nga opozita se ka përfituar para publike përmes rrjetit të tij të supermarketeve teksa ushtronte mandatin e deputetit.

Vullnet Sinaj shkresë KQZ-së, kërkon pamjet filmike të

Të fundit