Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhaçka: Do të ishim të kënaqur nëse afganët do ta bënin Shqipërinë shtëpinë e tyre

Xhaçka: Do të ishim të kënaqur nëse afganët do

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u ofrua të presë qytetarët afganë që u detyruan të linin vendin e tyre për shkak të kërcënimit nga talebanët.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, foli rreth strehimit të qytetarëve afganë, të cilët pas një periudhe një vjeçare do të transferohen drejt SHBA.

Ajo tha se në mesin e tyre janë njerëz të kualifikuar si mjekë, gazetarë, inxhinierë, aktivistë etj.,

Xhaçka tha se do ishte e kënaqur nëse afganët do donin të qëndronin përfundimisht në Shqipëri.

Bëhet fjalë për elitën kulturore shoqërore, kanë kualifikime profesionale, janë mjekë, artistë, financierë, gazetarë, inxhinierë, kualifikime me të cilat do aplikonin për programe emigracioni në cdo vend evropianë apo më tej. Kemi shprehur gatishmërinë për ti pranuar nëse shprehnin dëshirën për të vazhduar drejt SHBA< por nëse duan të qëndrojnë do ishim të kënaqur që ta bënin Shqipërinë shtëpinë e tyre, besoj që për aftësitë që kanë do ishin lehtësisht të integrueshëm”, tha ministrja.

Sa i përket destinacionit të tyre drejt SHBA, ministrja tha se “është një proces kërkon deri në 12 muaj ose më shumë. Mes strehimit e procedimit të tyre do ketë kohë të konsiderueshme pasi afganët që kemi strehuar janë shumë pak krahasuar me 120 mijë të evakuuar nga SHBA në vende të tjera.

Është një ushtrim konsullor i përmasave të mëdha që do marrë kohën e vet. 12 muaj do jenë minimumi i këtij procesi. Jemi në komunikim me partnerët e organizatat ndërkombëtare për trajtimin e këtyre grupeve apo një strategji më afatgjatë për plotësimin e nevojave të tyre në Shqipëri”.

Të fundit