Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhaçka flet për shqiptarët në Ukrainë: Sot tre prej tyre kërkuan ndihmë

Xhaçka flet për shqiptarët në Ukrainë: Sot tre prej

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ritheksoi nga Kuvendi qëndrimin e Shqipërisë pro Ukrainës dhe dënoi agresionin rus.

Sa i përket ndihmës së dhënë shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë në këto momente sulmesh, Xhaçka tha se deri ëm sot nuk është kërkuar asistencë nga ana e tyre.

Ajo shtoi se sot tre qytetarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Ukraina, pasi fluturimet janë anuluar. Xhaçka u shpreh se ambasada shqiptare në Ukrainë i sugjeroi largimin nga Polonia dhe Rumania në rrugë tokësore.

“Shqipëria dënon agresionin rus dhe e konsideron atë jo vetëm një akt kundër Ukrainës, por kundër themeleve të sigurisë ndërkombëtare.

Që para 10 ditësh ministria për Punët e Jashtme ka bërë thirrje për largimin nga Ukraina, duke dhënë numrat e kontaktit në dispozicion.

Që prej atëherë, ambasada jonë në Varshavë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Deri më sot ata nuk kanë kërkuar asistencë për largim nga vendi.

Vetëm sot tre qytetarë kanë kërkuar sistencë, pasi kanë prerë bileta avioni dhe fluturimet janë anuluar. Ju kemi sugjeruar kalimin në rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat tona në këto shtete janë të gatshme për t’i pritur”, tha Xhaçka.

Të fundit