Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhaçka me homologun portugez: Konferenca e parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021

Xhaçka me homologun portugez: Konferenca e parë Ndërqeveritare
Olta Xhaçka, Augustos Santos Silva

Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhacka zhvilloi sot një takim virtual me homologun e saj, ministrin e Jashtëm portugez Augustos Santos Silva. Zyra e shtypit bënë me dije se në fokus të takimit ishin prioritetet e Presidencës portugeze të Këshillit lidhur me dosjen e zgjerimit.

Xhacka e informoi lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020.

Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janari deri në 30 qershorin e vitit 2021, është angazhuar “të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021”.

Siç thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat “kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra”.

Xhaçka dhe Silva kanë folur edhe për ndikimin e pandemisë në vendet respektive, ndërsa u angazhuan të vijojnë kontaktet për përballimin e pasojave të saj, përfshirë bashkëpunimin për vaksinat.

Të fundit