Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhaçka zbardh takimin me Dendias: Rasti ‘Beleri’ nuk është çështje dypalëshe

Xhaçka zbardh takimin me Dendias: Rasti ‘Beleri’ nuk

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zbardhur takimin me homologun grek Nikos Dendias në Bruksel.

Xhaçka shkruan në Tëitter referuar çështjes Beleri, se nuk është një rast që i përket marrëdhënies dypalëshe me Greqinë. Xhaçka shton se Beleri duhet të trajtohet njësoj si çdo shtetas shqiptar para ligjit.

Ministrja shkruan se duhet të presin ecurinë e procesit ndaj Belerit.

“Takimi me kolegun tim dhe mikun tim të mirë grek marrëdhëniet tona dypalëshe.

Kjo nuk është as çështje e burimeve njerëzore, as politike, e lëre më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe si çdo qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe çështja e tij tani është në gjykatë për t'u gjykuar.

E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë procedimin”, shkruan Xhaçka.

Të fundit