Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhafaj akuza të forta Metës: Është përfshirë në disa goditje ‘nën brez’ kundër familjes sime

Xhafaj akuza të forta Metës: Është përfshirë

Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, Xhafaj tha se Meta e ‘de facto’ është kreu i LSI-së dhe jo president i Republikës, ndërsa pohoi se ka lidhje me disa goditje ‘nën brez’ që i janë bërë familjes së tij, me rastin e “Babales”.

Problemi sot që ka zoti Meta, është se është bashkëkryetar i opozitës. Zoti Meta sot është de-juro president, por de-facto është kreu i LSI-së. Kjo është në gjykimin tim e dukshme. Ka humbur thelbin e funksionit të tij, që është i shprehur qartë në Kushtetutë, kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit. Ai ka humbur edhe kryetarin e shtetit, pasi ia ka lënë vendit kryetarit të partisë politike, ka humbur dhe përfaqësimin nga populli. Është për të ardhur keq.

Pasi flitet për funksionin e Presidentit. Ajo që konstatoj, është se zoti Meta nuk ka humbur vetëm qetësinë, por dhe përgjegjshmërinë e një zyrtari dhe politikani që është mandatuar për detyrën e presidentit.

Mendoj se ai ka qenë i përfshirë në disa goditje nën brez që i është bërë familjes time. Le t’ja lëmë kohës, por kështu besoj. Mund të pyesni zotin Meta. Ose zotin Basha”, tha Xhafaj.

 

Të fundit