Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Xhafaj akuza prokurorëve për nxjerrje sekretesh, i “djeg” dosja e Lali Erit

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka marrë sot fjalën në Kuvend me një ndër daljet më të qarta kritike ndaj sistemit të drejtësisë që prej nisjes së reformës, duke vënë në shënjestër prokurorët që “nxjerrin sekrete” dhe krijojnë protagonizëm përmes medias.
Në fjalën e tij, Xhafaj solli shembuj nga vendet e huaja ku politikanë të njohur janë arrestuar dhe hetuar, por siç theksoi ai me profesionalizëm, pa shkelur parimet e drejtësisë dhe pa ekspozuar proceset hetimore në publik.
“Sot vërehet një dukuri që ka ndezur shumë debat mbi raportin e magjistratëve me mediat. Ligji e parashikon qartë se si organet e prokurorisë komunikojnë me median për transparencë ndaj publikut si një aspekt thelbësor.
Por përdorimi i medias për të nxjerrë pjesë të dosjes penale apo të sekretit hetimor është i papranueshëm. Gjyqtari dhe prokurori duhet ti shërbej interesit publik përmes ligjit, jo protagonizmit apo karrierës personale.
Është momenti, ndoshta jemi edhe pak të vonuar, që institucionet drejtuese të sistemit dhe veçanërisht organet e qeverisjes dhe ILD duhet të ndërhyjnë përmes mekanizmave ligjorë ekzistues ose me propozime të reja ligjore”, tha Xhafaj, duke i kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të ndërhyjnë me mekanizma ligjorë për ta frenuar këtë praktikë.
Por në sfond të kësaj deklarate që tingëllon si një leksion institucional, qëndron një realitet shumë më politik, publikimi i dosjes hetimore të kryebashkiakut Erion Veliaj, ku për herë të parë janë bërë publike komunikime, dëshmi e transkripte nga hetimet e SPAK për aferat me tenderat e Bashkisë së Tiranës.
Kujtojmë që herë pas herë janë publikuar pjesë nga dosja me përgjimet e bisedave telefonike të Erion Veliajt me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe vëllanë e tij, Arbër Veliaj nga paraburgimi i Durrësit. Bisedat përfshinin porosi të kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, ku Veliaj nga qelia, ditë përpara vendimit të Apelit më 13 mars, udhëzonte vëllanë e tij dhe Ajola Xoxën se si të sulmonin prokurorët dhe gjyqtarët përmes mediave.
Në përgjimet e bisedave telefonike të Erion Veliajt përmendet dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ku Veliaj pretendon se ai ka inicuar kontrollet në qelinë e tij dhe nga bisedat del se kryebashkiaku nuk pranon të transferohet në një IEVP tjetër.
Veliaj në bisedat me Xoxën dhe vëllanë e tij, “shpërthen” ndaj Manjës, duke e quajtur “qelbësirë”, “katundar” dhe thotë se “nuk ka për t’ia falur kurrë” dhe se “do ta mbysë me thonj”.
Në këtë kuptim, fjalët e Xhafajt duken më shumë si një mesazh brenda familjes socialiste një paralajmërim për mënyrën si po ekspozohen figurat e larta të pushtetit në media, në prag të një vale të re hetimesh që po prek kupolën e qeverisë.
Në vijim, Xhafaj ndaloi tek një tjetër çështje alarmante për sistemin: abuzimi me masat e paraburgimit në Shqipëri, duke renditur statistika që e vendosin vendin tonë ndër më të ashpërit në Evropë.
Sipas tij, “Ndërsa Belgjika ka 10 persona për 100,000 banorë, 94.6 persona për 100,000 banorë janë me masë arresti me burg në Shqipëri, një shifër kjo shumë e lartë. Shqipëria ka një nga raportet më të larta të të paraburgosurve në Evropë, mbi 50% sipas SPACE 2024, krahasuar me vendet e rajonit si: Bullgaria (5%), Maqedonia e Veriut (12%) dhe Rumania (13%). Kohëzgjatja e paraburgimit në Shqipëri është shumë më e lartë se mesatarja e vendeve europiane, por dhe atyre të rajonit. Mesatarja e kohëzgjatjes të paraburgimit në Shqipëri është 253 ditë (8.4 muaj) në paraburgimin e përgjithshëm dhe mbi 616 ditë për gjykatat speciale në një kohë që në vendet europiane është jo më shumë se 3 deri në 12 muaj maksimumi për vepra penale me dënime mbi 10 vjet. Situata që kemi tejkalon standardet ndërkombëtare dhe tregon nevojën urgjente për monitorim dhe vlerësim të rregullt të nevojës, proporcionalitetit dhe arsyeshmërisë së masave.
Kjo kërkon adresim urgjent dhe ndryshim të mentalitetit institucional, por dhe shoqëror dhe për këtë arsye ju është adresuar edhe në rezolutë të dy institucioneve të prokurorisë që të kryejnë një analizë mbi masat e sigurisë të marra në këto 5 vite (2021 – 2025), politikat e ndjekura, problematikat e konstatuara dhe masat e nevojshme për reflektim në praktikat e vendeve europiane në këtë fushë dhe standartet e rekomanduara nga KiE, BE, GJEDNJ, GjK dhe GjL përfshi dhe masat për ndërhyrje ligjore për ta sjellë këtë situatë në standartet normale europiane.”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38