Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhafaj kërkon godinë e zyra të reja për GJL dhe SPAK-un: Mjediset aktuale janë në gjendjen më të keqe

Xhafaj kërkon godinë e zyra të reja për GJL dhe SPAK-un:

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj kërkoi ndërtimin e një godine të re për Gjykatën e Lartë, duke theksuar se mjediset aktuale janë në gjendjen më të keqe për të përballuar volumin e punës.

Gjatë fjalës në Kuvend, ku komentoi projektbuxhetin e vitit 2022, Xhafaj e cilësoi të papranueshëm faktin që nuk u gjet një fond për këtë gjykatë.

Të njëjtin shqetësim ai e ngriti dhe për SPAK-un, ku sërish e cilësoi të patolerueshme mungesën e zyrave. Këtë shqetësim e ka ngritur më herët dhe kreu i SPAK-ut Arben Kraja.

"E papranueshme që kur kanë kaluar dy vite nga fillimi i punës së SPAK, flitet për mungesë zyrash. Ca më keq akoma për faktin se ende nuk qënka zgjidhur çështja për fondet buxhetore për oficerët e policisë gjyqësore të BKH-së.

Procesi duhet të ishte mbyllur prej kohësh. Ndoshta është dhe arsyeja pse ka mbingarkesë të punës së prokurorëve të këtij institucioni. Mjediset aktuale në Gjykatën e Lartë janë në gjendjen më të keqe të mundshme për të përballuar volumin e jashtëzakonshëm të punës.

Dhe sërish nuk gjendet një fond për ndërtimin e gjykatës së re. E nga zgjidhja e këtij problemi do kishim efekt pozitiv zinxhir për Gjykatën Kushtetuese dhe vetë Kuvendin", tha Xhafaj.

Të fundit