Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhafaj kritik me Komisionin e Prokurimit Publik: S’kam vlerësim pozitiv, nuk është në standardin e duhur

Xhafaj kritik me Komisionin e Prokurimit Publik: S’kam vlerësim

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka pasur rezerva dhe kritika për punën e Komisionit të Prokurimit Publik.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ish-ministri i Drejtësisë tha se nuk ka vlerësim pozitiv për punën e komisionit, teksa theksoi se nuk është në standardin e duhur dhe për të cilin është destinuar të veprojë.

“Unë personalisht do ta votoj edhe për shkak se ato që janë aty qëndrojnë, pavarësisht se nuk kam mendim pozitiv për komisionin e prokurimit publike, nuk e mohoj këtë gjë. Nuk kam pasur dhe nuk kam për mënyrën si i është qasur i gjithë zbatimit të ligjit në këtë fushë. Ishte një përpjekje pozitive ndryshimi i ligjit dhe zgjedhja përpjekja për ti zgjedhur jashtë influencës së ekzekutivit dhe si një produkt i votimit parlamentar, por besoj se komisioni i prokurimit publik nuk është ngritur në standardin  për të cilën është destinuar të veprojë. Edhe nga përvoja që kam pasur dhe nga sa e kam ndjekur vlerësimi im nuk është pozitiv. Por ato që janë paraqitur meritojnë mbështetjen dhe unë do ta votoj për shkak të kësaj gjëje”, u shpreh Xhafaj.

 

 

Të fundit