Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhafaj kritika KLP-së: Të shkojë dhe të shohë si menaxhohen gjykatat

Xhafaj kritika KLP-së: Të shkojë dhe të shohë si

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj ka folur me tone kritikuese në Komisionin e Ligjeve. Xhafaj u shpreh se duhet një rekomandim për bashkërendim të të gjitha institucioneve.

Ai nënvizoi se ka ardhur koha për menaxhim të mirë të gjykatave, që lidhet me emërimet apo ushtrimin e kontrolleve. Xhafaj tha se pritet më shumë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“KLP është akoma më problematik në këtë aspekt. Ndoshta duhet të rekomandimin një bashkërendim të të gjitha institucioneve që janë përfitues të kësaj teknologjie.

Mendoj që ka ardhur momenti që të vëmë theksin për një menaxhim më të mirë të gjykatave për emërimin e kryetarëve, kancelarëve dhe duke shtuar këtu trajnimin e tyre dhe ushtrimin e kontrolleve.

 Sot nuk kemi një raportim të këshillit që të shohin ata si funksionon. E kanë ata përgjegjësinë. Këshilli duhet të shkojë atje të shohë si menaxhohen shërbimet në gjykatë. Ka ardhur momenti që të ngrihen pritshmëritë ndaj këshillit”, tha Xhafaj.

 

Të fundit