Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhafaj me rezerva ndaj qeverisë: Të shtrijë këmbët sa ka jorganin, jo investime si në kohë paqeje

Xhafaj me rezerva ndaj qeverisë: Të shtrijë këmbët sa

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj i ka kërkuar qeverisë që të “shtrijë këmbët sa ka jorganin”, teksa foli për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj u shpreh se është e rëndëishme që fokusi të jetë ndihma ndaj pensionistëve dhe të rinjve.

Sipas tij, duhet të shmangen investimet si në kohë paqeje. Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përulur dhe komunikuese me grupet e interest, nënvizoi Xhafaj.

“Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përulur, shumë më komunikuese me grupet e interesit e kryesorja e të jetë transparente e të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit me menaxhimin e përdorimin e fondeve buxhetore.

Bie dakord më disa masa shtrënguese në buxhet megjithatë është absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje.

Që të ketë kuptim dhe ajo shprehja “shtriji këmbët sa ke jorganin”. Kjo e për faktin se këmbanat e krizës energjitike dëgjohen gjithnjë e më pranë si një pandemi e re ekonomike. Besoj se po punohet shumë mirë për ta menaxhuar por përtej krizës ne duet të shohim se si duhet të përfitojmë për të ardhmen që mos bëjmë të njëjtatr gabime.

Buxheti dhe në këto kushte shtrëngese mendoj se mund dhe duhet të ishte dhe më shumë i foksuar të xhepi i të pamundurit vecanërisht tek xhepat e pensionistëve pa mbështetje shtesë apo të programojmë më mirë disa politika incentivuese për të rinjte, mbështejtja e bizneseve të reja, punësimi i të rinjve, shtimi i banesave sociale, etj”, tha Xhafaj.

 

Të fundit