Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhaxhai i Aleks Nikës, reagon ashpër për kandidimin e Agron Malaj në PS: Keni gabuar!

Xhaxhai i Aleks Nikës, reagon ashpër për kandidimin e Agron Malaj

Mbrëmjen e të martës, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011, ka reaguar ashpër pas lajmit se Agron Malaj, ish-komandant i "Grupit të Zjarrit", mund të kandidojë për deputet të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Në një mesazh të dërguar gjatë emisionit "Real Story", Nika kërkoi nga gazetari Sokol Balla që ta pyesë Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, nëse kjo është e vërtetë.

Ai theksoi se nëse Agron Malaj është vërtet kandidat, atëherë PS ka bërë një zgjedhje të gabuar. "Nëse është e vërtetë se Agron Malaj do të kandidojë për deputet, thuajini se keni gabuar," theksoi Mark Nika.

Ky reagim ka shkaktuar një valë diskutimesh, duke theksuar lidhjen e Malaj me ngjarjet e 21 janarit, të cilat janë ende të freskëta në memorien publike.

 

Të fundit