Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Xoxa bleu 800 mijë euro fustane e bizhuteri", Rama i kërkon prova SPAK: Është shifër e qëllimshme

"Xoxa bleu 800 mijë euro fustane e bizhuteri", Rama i kërkon

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës për të shënuar 105-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë, ku komentoi sërish arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj. 

AI u ndal te një detaj i dosjes së SPAK ku thuhet se e shoqja e Veliajt, Ajola Xoxa shpenzoi 800 mijë euro veshje e bizhuteri, teksa i kërkoi SPAK prova. 

"Unë sfidoj të bëjnë një kërkim e të gjejnë një forcë politike në Europën ish lindore që në 5 vite rrjesht ka qepur gojën e vetëm ka thënë ecni përpara, godisni majtas e godisni djathtas. Ka marrë kosto shumë të mëdha nga drejtësia. Nuk ka.

Nëse Erjon Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtë të kërkojmë provat. Kemi të drejtë të themi që ndërkohë hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme për të ekzaltuar masën që kërkon gjak", tha Rama. 

Të fundit