Flash News

Ditari i Maxhorancës

Yuri Kim për Tom Doshin, Rama: Nuk do jap asnjë përgjigje për ambasadoren, detyrën e di vetë

Yuri Kim për Tom Doshin, Rama: Nuk do jap asnjë përgjigje
Foto Ilustruese

Shefi i qeverisë Edi Rama ka komentuar edhe deklaratën e kryediplomates amerikane në vendin tonë, Yuri Kim e cila kërkoi që të mos lejohej kandidimi i deputetit Tom Doshi.

Ai tha se nuk do të përgjigjet më mbi deklaratat e ambasadores, duke akuzuar mediat se kane dezinformuar. Kryeministri Rama u shpreh se nuk ka nevojë që t’ia kujtojë njeri detyrën që ka përpara ligjit.

“Sa herë të më pyesni për ambasadoren, nuk do jap asnjë përgjigje, sepse keni spekuluar dhe abuzuar në mënyrën më skandaloze, duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Faktikisht përgjigjja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë, nuk ka nevojë të më vinin përpara ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam përpara ligjit.

Këtë e di vetë, nuk ka nevojë të më përdorni ambasadoren si karrem. Nuk jap më asnjë përgjigje, sa herë të më pyesni për ambasadoren amerikane, sepse krijoni telenovela të kota në publik dhe e dezinformoni”, tha Rama.

Të fundit