Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Zbriti nga treni i PS”, Kodheli flet për “planin” e Ditmir Bushatit: Në fushatë nga një tjetër pozicion

“Zbriti nga treni i PS”, Kodheli flet për “planin”

Deputetja e PS, e renditur e 21-ta në listën e PS për qarkun e Tiranës për një tjetër mandat, Mimi Kodheli ka folur për bashkëpunëtorin e ngushtë, Ditmir Bushatin, tashmë i ‘zbritur nga treni i PS’ siç deklaroi kryeministri Edi Rama, por duket se jo nga i politikës.

Në një intervistë për Klan News, Kodheli thotë dikush vendos të jetë në politikë nga një pozicion tjetër

 “Mund fare mirë të ishte në listë por dikush vendos të jetë në politikë nga një pozicion tjetër. Jo domsdoshmërisht ata që hyjnë në godinën pas shpinës sime janë të vetmit që merren me politikë, fusha e veprimit të Ditmirit është e gjerë dhe shpresoj se bashkë do ia arrijmë të bëjmë projekte të mira për vendin”, u shpreh Kodheli.

 

Të fundit