Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Zgjedh të dalë mbi ligjin, fshihet mbas ekranit"/ Përplasjet në distancë mes Lelit dhe Këshillit Bashkiak:Të kursejmë shfaqje të panevojshme

"Zgjedh të dalë mbi ligjin, fshihet mbas ekranit"/

Dështon sërish "gjyqi publik" ndaj Dritan Lelit. Edhe pas konfirmimit të Ministrisë së Shëndetësisë se Këshillet Bashkiake mund të mblidhen fizikisht, kryebashkiaku i Vlorës ka refuzuar të jetë në teatrin "Petro Marko", duke marrë pjesë përmes platformës online "Zoom" për tu dhënë përgjigje këshilltarëve.  Më herët, Leli u ka dërguar njoftim këshilltarëve se edhe mbledhja e zakonshme e muajit, ditën e enjte do të zhvillohet po online.

Në emër të këshilltarëve është ka folur për mediat këshilltari, gjithashtu deputeti i sapozgjedhur Ilir Metaj, i cili tha se kryebashkiaku Dritan Leli zgjedh të dalë mbi ligjin, teksa i kujtoi se nuk ka ardhur në krye të bashkisë së Vlorës si kandidat i pavaruar apo përfaqësues i shoqërisë civile.

Ai tha se këshilltarër bashkiakë nuk pranojnë asnjë komunikim në distancë dhe se çdo mbledhje fizikisht do ketë kërkesat për llogaridhënie të Lelit për punët e bashkisë dhe do të marrin audit të jashtëm për dhënien e lejeve nga Bashkia e Vlorës.

“Anëtarët e Këshillit Bashkiak Vlorë u paraqitën sërish sot pranë ambienteve të teatrit “Petro Marko” për të zhvilluar mbledhjen e posaçme të këtij këshilli. E drejta për të thirrur mbledhje jashtë radhe  sanksionohet në nenin 53/ ligji 39 i vitit 2015. Megjithatë pritshmërinë tonë, kjo e drejtë u nëpërkëmb sërish nga kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, i cili zgjedh të tregohet indiferent ndaj nesh. Ai zgjedh të dalë mbi ligjin.

I kujtojmë Lelit se nuk ka ardhur si kandidat i pavarur apo përfaqësues i shoqërisë civile. Mund të bëjë lloj lloj numrash të protokollit, por e di mirë që e njohim dhe marrim masat. Socialistët dhe populli i Vlorës flasin gjuhën e zemrës dhe gjuha jonë e thotë qartë: Leli refuzon të ballafaqohet me këshilltarët sepse e di mirë që të flasësh për kosha plehrash është të flasësh për mungesë qytetërimi. Zoti Leli kërkon të mbrohet pas ekranit të kompjuterit, por mbetet mburojë virtuale që nuk mund të zëvendësojë  veprimet dhe joveprimet. Nuk pranojmë asnjë komunikim në distancë, çdo mbledhje fizikisht do ketë kërkesat për llogaridhënie të Lelit për punët e bashkisë, do të marrim audit të jashtëm për dhënien e lejeve nga Bashkia e Vlorës. Ne për t’i dhënë seriozitet pikave të rendit të ditë është prania fizike e sallës së mbledhjes”, tha Metaj.

Sipas Metaj, prej sot këshilltarët nuk do të marrin pjesë në asnjë mbledhje në platformën Zoom. Ndërkohë Leli nga Zoom ju përgjigjet këshilltarëve ku kërkoi që t’i kursenin një shfaqje e panevojshme qytetarëve në mesin e zhvillimit të sezonit turistik.

“Duke i uruar një ditë të mbarë pune jam sipas kërkesës për të zhvilluar një mbledhje jashtë radhe për problematikat. Në 21.06.2020 i kam kthyer këtë përgjigje Migena Ballës: Administrata dhe Leli vlerëson me përgjegjësi maksimale ushtrimin e funksioneve dhe me po këtë ndjenjë vlerëson rolin e Këshillit Bashkiak. Nisur nga ky vlerësim, deklarojmë se është keqkuptuar se administrata e Bashkisë e ka penguar qëllimisht mbajtjen e mbledhjes, sa i përket pretendimit të disa këshilltarëve për tejkalim të kompetencave nga ana e kryetari të Bashkisë, është i pabazuar se administrata nuk ka pasur asnjë pretendim për datën, kjo për faktin se kryetari i Bashkisë dhe administrata ishin të gatshëm në platformën Zoom për mbledhjen, siç është dhe sot.

Për korrektesë nga ana e administratës është vënë një informacion mbi problematikat, në rastin konkret nuk ka qenë qëllimi i Bashkisë që të pengojë këshilltarët të hyjnë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, pasi nuk ka diskutim që këshilltarët janë pjesë e Bashkisë dhe godina është ambient publik. Ka një keqkuptim nga ana juaj ku i referoheni nenit 9 të ligjit të 2015 për vetëqeverisjen vendore, pasi nuk ka të bëjë me tjetërsim për pronën. Mbledhja jashtë radhe në sallën “Petro Marko”, nuk mund të zhvillohet se masat janë akoma në fuqi. Zhvillimi i mbledhjeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021. Administrata e Bashkisë do të jetë në dispozicion. Do kërkojë mirëkuptimin që t’i kursenin një shfaqje e panevojshme qytetarëve në mesin e zhvillimit të sezonit turistik, iu kam shpjeguar se zhvillimi i mbledhjes është i pamundur pasi janë në fuqi masat anti-COVID”, tha Leli.

Të fundit