Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhja e Tavos për Himarën, Klosi: Do të kemi një garë të qetë elektorale

Zgjedhja e Tavos për Himarën, Klosi: Do të kemi një

Kryesia e Partisë Socialiste votoi sot kandidat për kryebashkiak në Himarë, Vangjel Tavon, me të cilin do të garojnë më 4 gusht.

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë ku ka komentuar zgjedhjen e Tavos.

“Kryesia e mbledhur ditën e sotme pati dy diskutime. E para vendosëm në bazë të propozime që vijnë nga bashkia Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidatin e PS. Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjedhjet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të lartë. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit “Shqipëria 2030”.

Figura e Tavos, vjen si figurë e njohur politike, njohës i asaj zonë dhe po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale dhe ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në bashkinë e Himarës”, deklaroi Klosi.

 

Të fundit