Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhje sërish në Himarë? Rama: Të presim vendimin e Apelit

Zgjedhje sërish në Himarë? Rama: Të presim vendimin e Apelit

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat nëse të mbahen zgjedhje të reja në Himarë, pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri.

Nga Shkodra, Rama tha se fillimisht duhet të pritet vendimi i Apelit të GJKKO-së, si dhe shtoi se askush, as brenda vendit dhe as jashtë Shqipërisë nuk duhet që të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare.

Nëse do ketë apo jo zgjedhje në Himarë, ne presim vendimin e Apelit. Do të ishte mirë që drejtësia të lihet e qetë nga brenda dhe nga jashtë. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë. Unë dua që gjithçka të shkojë ashtu siç parashikojnë ligjet dhe uroj shumë që askush mos të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare”, tha Rama.

Duke komentuar për reagimet e Greqisë, Rama tha se drejtësia shqiptare duhej të ishte lënë e qetë në procesin e vendimmarrjes për një ngjarje që ka ndodhur brenda territorit të vendit tonë.

Do kishte qenë fort e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë për cështjet brenda nga cilido jashtë Shqipërisë. Sepse është drejtësia shqiptare që vendos për çdo çështje brenda territorit. Zotëria është shtetas i Shqipërisë. Për ne që nuk komentojmë veprime tingëllon cingërrisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë në gjuhë të huaj vendime të gjykatave të Shqipërisë”- tha Rama

Të fundit