Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Zgjedhjet brenda partisë do ishin false", Rama: Qeveria e Shqipërisë përfaqëson vullnetin e popullit

"Zgjedhjet brenda partisë do ishin false", Rama: Qeveria e

Kryeministri Edi Rama ka komentuar së fundmi zgjedhjet brenda partisë së PD-së, teksa i ka cilësuar ato si false.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Rama tha se ajo që bën opozita e vendit është për të qarë dhe se nuk ka pse të bëhen zgjedhje për kryetar kur zgjedh populli.

Më tej, kryeministri theksoi se sipas tij, qeveria e Shqipërisë përfaqëson vullnetin e popullit.

“Unë po ftoj njerëz që të vijnë të bëhen pjesë e skuadrës dhe jo të bëhen kryetarë të PS-së. Pse duhen bërë zgjedhje në parti, kur ata mund të jenë false? Kur zgjedh populli, nuk ka pse të bëhen zgjedhje për kryetar. Partia Socialiste është si një skuadër e si në çdo ekip, disa qëndrojnë në stol dhe disa luajnë.

 Qeveria e Shqipërisë është shumica e vullnetit të popullit. Nëse në PS do kishte anomali, do mblidheshin tek syri, tek hunda. Këtu është për të qarë me çfarë bëjnë këta”, tha Rama.

Të fundit