Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet dhe çështjet e rëndësishme të Parlamentit, Rama mbledh grupin e PS

Zgjedhjet dhe çështjet e rëndësishme të Parlamentit,

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të PS-së. Mbledhja vjen disa orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, i cili pritet të shoqërohet nga debate të forta dhe çështje të rëndësishme.

Çështje të lëna pezull janë projektligji i amnistisë fiskale i porpozuar nga qeveria, pasaportat e arta, ligji për ish-sigurimsat, zgjedhja e Avokatit të Popullit, etj.

Në mbledhjen e socialistëve pritet të diskutohet për qëndrimin e tyre në Parlament kundrejt opozitës, por fokusi do të jenë zgjedhjet e 14 majit, ku Rama do të lërë porositë e tij.

 

Të fundit