Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e 11 majit, Hoxha shpjegon si do të regjistrohen emigrantët

Zgjedhjet e 11 majit, Hoxha shpjegon si do të regjistrohen emigrantët

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi se ka nisur zyrtarisht procesi i përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Ai sqaroi se 3,721,116 qytetarë kanë të drejtën e votës, nga të cilët 50.5% janë burra dhe 49.5% gra.

Për herë të parë, zgjedhjet parlamentare do të përfshijnë votues edhe jashtë vendit. Shqiptarët që jetojnë jashtë do të regjistrohen nga 11 janari 2025 në Platformën Elektronike të Regjistrimit, duke mundësuar ushtrimin e të drejtës së votës pavarësisht vendndodhjes.

Ministri ftoi qytetarët jashtë Shqipërisë të rinovojnë dokumentet e identifikimit për të shmangur pengesat gjatë regjistrimit. Lista paraprake e votuesve do të publikohet më 9 mars 2025, me një afat 48 orësh për zgjedhësit që të konfirmojnë vendin ku do të votojnë.

 

Të fundit