Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e 11 majit, Rama shpall kandidaturën në Tiranë i detyruar nga arrestimi i Veliajt

Zgjedhjet e 11 majit, Rama shpall kandidaturën në Tiranë i

Kryeministri Edi Rama zbuloi se në zgjedhjet e 11 majit do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të kryeqytetit.

I detyruar nga arrestimi i Erion Veliajt, në aktivitetin e organizuar për 105 vjetorin e Tiranës, Rama se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 11 maj, PS do të fitojë në çdo njësi të kryeqytetit dhe do të marrë numrin më të madh të deputetëve.

“Më 11 maj, kur falë edhe blerjes së fundit që ka bërë skuadra me Braçen, kutitë e votimit do të jenë një mavi flakëritëse cep më cep, në çdo njësi, në çdo qendër. Patjetër që vetëvetiu dhe falë asaj që ndodhi dje dhe për mua është e qartë që duhet të jem në Tiranë bashkë me skuadrën e Tiranës edhe nuk diskutohet që më 11 maj, Tirana do t’i jap numrin më të madh të deputetëve”, tha Rama.

Të fundit