Flash News


Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e 2025-ës, Rama kërkon votën e shqiptarëve në New York

Zgjedhjet e 2025-ës, Rama kërkon votën e shqiptarëve në

Nga New York-u, kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve të SHBA-s votën për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Ai u shpreh se me votën e tyre do të mund ta çojë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian, duke shprehur me patos të madh se qëllimi i qeverisë së tij është integrimi i vendit në BE.

“E dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE dhe ngritur bashkë më ju flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit krah për krah gjithë flamujve të tjerë të familjes së madhe evropiane, historia na ka penguar t’i bashkohemi, sot është të dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve. Thelbi i misionit tim në krye të qeverise shqiptare, krye angazhimi i PS që në krye të herës dhe zotimi ynë i pandryshueshëm, i tre mandateve”, deklaroi Rama.

Të fundit