Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e drejtuesve vendorë të PS-së, Rama nga Elbasani thirrje kandidatëve: Përgatituni seriozisht

Zgjedhjet e drejtuesve vendorë të PS-së, Rama nga Elbasani

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan në kuadër të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në 61 bashkitë. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se procesi është tepër i rëndësishëm dhe ftoi të gjithë kandidatët ta marrin seriozisht këtë proces dhe të paraqesin platformat e tyre.

Ai foli edhe për bashkë-drejtim, një burrë dhe një grua, ku tha se në qytete që ka bashkë-drejtim ka rezultuar se është e suksesshme.

“Kjo është dita e tre kandidatëve këtu për tu ballafaquar me ju dhe me komisionin e zgjedhjeve. Dua të shfrytëzoj këtë rast që t’i themi të gjithë atyre që presin që të kenë prezantimet  dhe ballafaqimet e tyre të përgatiten seriozisht pasi kjo është një garë e hapur.

Nga ana tjetër të gjithë bashkësitë socialiste nëpër qarqe të bëjnë sa më shumë propozime që dhe zgjedhja të jetë shumë e gjerë. Kam ngelur shumë i inkurajuar nga ajo që kam parë në distancë dhe sot jam këtu së bashku me deputetët e Elbasanit. Na vjen mirë që na jepet mundësia që të marrim pjesë në një proces si ky. Një proces që synon të ripërtërijë me një mekanizëm të ri strukturën e Partisë Socialiste.

Duhet të sqarohemi se kur kemi vajza dhe djem, gra e burra dhe kemi kandidat të rëndësishëm. Në disa ne kemi edhe bashkë-drejtim, dhe më vjen keq që ky bashkë-drejtim nuk është i plotësuar ende. Aty ku ka ndodhur ka pasur rezultate domethënëse”,- tha kryeministri Rama.

 

Të fundit