Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Meta i ftoi për konsultim, Balla shkon sot në presidencë

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Meta i ftoi për konsultim, Balla shkon sot

Partia Socialiste i është përgjigjur ftesës së presidentit Ilir Meta për konsultim. Kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla do të shkojë në presidencë rreth orës 12.30.

Kreu i Shtetit ftoi ditën e sotme partitë politike për t'u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Prej disa ditësh ka nisur puna për mbajtjen e zgjedhjeve në gjashtë bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

Pasi Gjykata Kushtetuese dha vendimin për "30 qershorin" duke e legjitimuar atë, PS i ka bërë thirrje disa herë Metës që të nisë punën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

 

Të fundit