Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin për Bashkinë e Matit - EMRI

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin për Bashkinë e Matit -

Partia Socialiste në Mat ka shpallur zyrtarisht kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor.

Bëhet fjalë për Altin Bojnin, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit Bashkiak të Matit dhe drejtor i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat. Më parë, ai ka qenë drejtor i filialit të Postës Mat, filial që mbulon edhe degët Dibër, Bulqizë e Klos.

Emri i Altin Bojnit si kandidat i PS-së është zyrtarizuar ditën e sotme nga Blendi Klosi në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste në Mat.

Tashmë, propozimi i emrit të Altin Bojnit si kandidat për Bashkinë e Matit do të duhet të miratohet nga Kryesia e PS-së.

Bashkia e Matit mbeti pa kryetar pasi Agron Malaj dha dorëheqjen sepse u zgjodh deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 2025.

Të fundit