Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e pjesshme/ Reagon Tavo: Si më bindi Rama të jem kandidat i PS-së për bashkinë e Himarës

Zgjedhjet e pjesshme/ Reagon Tavo: Si më bindi Rama të jem kandidat i

Vangjel Tavo, ish ministër dhe ish deputet i LSI, do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Himarës, vendim i marrë sot nga Kryesia e Socialistëve.

Në një lidhje telefonike me studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Tavo tha se është sfida e tij personale sheshimi i keqkuptimeve, ndërsa ka zbardhur diskutimet me kryeministrin Rama para se të vendoste kandidimin për PS. 

Ka ardhur pas një takimi me kryetarin e PS-së, Edi Ramën dhe më është kërkuar që të kandidoj në Bashkinë e Himarës. Pas një diskutimi dhe argumentimi të situatës me Ramën, vendosa ta pranoj Bashkinë e Himarës si një sfidë, por edhe  si përgjegjësi pasi Himara ashtu si bashkitë e tjera, me problematikat që e shoqërojnë kërkon një administrim të punëve dhe aq më tepër që kemi të bëjmë me një bashki bregdetare ku në periudhën e verës, fluksi i vizitorëve është i shtuar dhe kjo kërkon nga ana e pushtetit vendor një angazhim më të madh për menaxhimin e situatës. Për mua kjo është një sfidë, një përgjegjësi dhe besoj se me përvojën time i kam të gjitha mundësitë për ta menaxhuar më së miri Bashkinë e Himarës, për të zgjidhur problemet e banorëve të Himarës.

Në fokus, Himarën, nuk e ka vendosur çështja Beleri. Himara historikisht dhe himarjotët kanë qenë në fokus. Himara pavarësisht problematikës që është krijuar dhe me çështjen Beleri, jam i sigurtë që do i kthehet qetësisë dhe përditshmërisë. Edhe sot ata që reagojnë me të drejtë dhe pa të drejtë do i them që pas kohë pas zgjedhjeve do të binden që Himara ka filluar të kthehet në rrugën e drejtë.

Edhe himarjoti i fundit do të ketë marrë certifikatën e pronësisë. Kjo çështje nuk do të ekzistojë më, do të zgjidhet përfundimisht. Nuk është premtim elektoral, por është një çështje që ka nisur dhe do të përfundojë. Është këmbëngulja e kryeministrit të Shqipërisë për ta zgjidhur këtë.

Të fundit