Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama nis takimet me drejtuesit e qarqeve

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama nis takimet me drejtuesit e qarqeve

Në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, kryeministri Edi Rama ka nisur turin e takimeve me drejtuesit e qarqeve.

Mësohet se kryeministri ka zhvilluar një takim me drejtuesin e qarkut Fier dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Në takime, janë pjesëmarrës edhe deputetët e qarqeve përkatëse.

Kujtojmë se 6 bashki janë aktualisht pa kryetarë, përkatësisht në: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjes. Presidenti Meta dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërsa sot në KQZ u miratua partitë që do të propozojnë anëtarët e KZAZ-ve, ku tre anëtarë propozohen nga PS, dy anëtarë nga PD dhe një anëtar nga LSI.

Të fundit