Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet lokale, Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës

Zgjedhjet lokale, Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës
Foto Ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryebashiakët e vendit në një takim ku do të diskutohet lidhur me zgjedhjet vendore 2023.

Takimi do të mbahet sot dhe nesër në qytetin e Durrësit. Rama do të skanojë dhe diskutojë me kryebashkiakët punën e secilit prej tyre, duke folur edhe për kandidaturat e mundshme në zgjedhjet vendore.

Deri tani, kryeministri ka konfirmuar zyrtarisht Erion Veliajn, si kryetar në vazhdim të Bashkisë së Tiranës. Mbetet për t’u parë se kush do të zëvendësojë Dritan Lelin e Vlorës, i cili është kritikuar shpesh nga Rama duke e etiketuar si një ‘kryetar që fle gjumë’.

Vetë Leli disa muaj më parë konfirmoi se nuk do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e ardhshme.

Të fundit