Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet në Himarë, Tavo: Do të doja të kisha përballë Vangjel Dulen

Zgjedhjet në Himarë, Tavo: Do të doja të kisha

Kandidati i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo deklaron se do të donte që në këtë garë të kishte përballë kreun e PBDNJ Vangjel Dule.

Ai tha në A2 CNN, se do e donte kundërshtar duke qenë se e ka sfiduar edhe në Gjirokastër.

“Unë e kam thënë që në fillim përballë nuk kam as Petro Belerin, as Sali Berishën, as Ilir Metën as Vangjel Dulen, që do të dëshiroja ta kisha rival kundërshtar se e kam provuar me Dulen në Gjirokastër. Unë përballë kam shqetësimet e njerëzve nuk më shqetëson rivali im, as origjina, as e kaluara e tij.

Shqetësimi im është problematika e njerëzve dhe mundësitë e Tavos si kryetar bashkie nesër duke patur mbështetjen e qeverisë dhe ata nga Rama nuk kanë parë pak të mira me investimet. Populli shqetësohet kur përsëritet i njëjti skenar. Ka qenë sfidë që pranova të kandidoj. Gjithë problematika që ka pasur Himara dhe thashë po, do të shkoj të sfidoj veten”, tha Tavo. 

Të fundit