Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet, Çuçi i dorëzon drejtimin e ministrisë së Brendshme Besfort Lamallarit

Zgjedhjet, Çuçi i dorëzon drejtimin e ministrisë së

Besfort Lamallari do të drejtojë Ministrinë e Brendshme deri në datën 30 prill. Ai ka marrë kompetencat e titullarit të kësaj ministrie bazuar në një urdhër të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Urdhëri përcakton si periudhë kohore 25 mars-30 prill, kohë kur Ministria e Brendshme, do të drejtohet nga zv.ministri Besfort Llamallari.

Duket se ky urdhër ka lidhje me fushatën zgjedhore, ku duket se Bledi Çuçi do të përqëndrohet plotësisht në Qarkun e Gjirokastrës, ku është drejtues politik dhe njëkohësisht kandidat për deputet.

Llamallari është një emër i besuar dhe kreu i qverisë, pasi më parë është komanduar edhe si prefekt i Shkodrës, ndërsa është përfshirë jo pak herë në përplasje dhe akuza me opozitën.

Zgjedhjet, Çuçi i dorëzon drejtimin e ministrisë së

Të fundit