Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet vendore, PS nuk mohon mundësinë e një koalicioni në 14 Maj

Zgjedhjet vendore, PS nuk mohon mundësinë e një koalicioni
Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri nuk e mohon mundësinë e një koalicioni në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, ndonëse thekson se është ende herët për një vendimmarrje të tillë.

Ne patjetër kemi partnerë shumë grupime shoqërore, shoqata që kanë ndjerë mirëqeverisjen e PS, në nivele lokale do të shohim për të organizuar një pjesë të faktorëve, akoma nuk kemi marrë një vendim për koalicionin, do ta diskutojmë këtë çështje.

Jam i bindur që ne do të kemi mbështetjen më të madhe të të gjitha grupimeve që duan mirëqeverisjen e këtij vendi. Çdo gjë është opsion, çdo gjë është e mundur. Le t’ia lëmë procesit në kohën e duhur”, thotë Gjiknuri në një intervistë për Klan News.

Ai tregon një bilanc të bashkive që mund të fitojë Partia Socialiste.

“Unë mendoj se Partia Socialiste do të fitojë pjesën më të madhe të bashkive. Mbi 40 bashki Partia Socialiste dhe të tjerat mund të jenë në diskutim”, tha ai. 

 

 

 

Të fundit