Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet vendore, Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve

Zgjedhjet vendore, Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme drejtuesit e qarqeve. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 dhe në fokus të saj do të jetë puna për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Rama do të diskutojë me drejtuesit për punën në terren dhe përgatitjen e të gjitha strukturave për zgjedhjet vendore.

Ai do të japë edhe “porositë” për drejtuesit, teksa na ndajnë vetëm pesë muaj nga zgjedhjet.

Nga ana tjetër edhe demokratët kanë nisur punën. PD zhvilloi primaret, ku kandidatët që do të garojnë përballë PS-së u zgjodhën nga baza.

Të fundit