Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Zgjedhjet ‘zgjojnë’ Ramën, kujtohet pas 12 vitesh për ndalimin e Marin Memës nga Greqia: Do kërkojmë heqjen e vendimit
Nga takimi me diasporën në Athinë, kryeministri Edi Rama ka komentuar bllokimin që pala greke u bëri gazetarëve shqiptarë, që do të hynin në kufirin e Greqisë për të ndjekur takimin.
Rama deklaroi se ende nuk i dinë arsyet e ndalimit të gazetarëve shqiptarë nga Greqia. Kryeministri falënderoi ndërhyrjen e ministrisë vendase që në fakt ishte e vonuar.
“Dua t’u shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur prej ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situata absurde që kurrë nuk i ka ndodhur për asnjë arsye në kufirin hyrën në Shqipëri”, deklaroi Rama.
Duke marrë shkas nga rasti i fundit, kryeministri është kujtuar edhe pse me 12 vite vonesë, për ndalimin që i është bërë gazetarit Marin Mema nga Greqia. Rama tha se do t’i adresohen me një kërkesë qeverisë greke për t’i hequr ndalimin gazetarit.
“Dua të besoj se ministri i Jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane, kërkesës që do ta nisim që nesër të hequr vendimin që i është bërë për të ndaluar gazetarin Marin Mema për të hyrë në Greqi”, deklaroi Rama.
Memës i është ndaluar hyrja në Greqi që prej vitit 2012, pasi u shpall “person i padëshiruar” dhe që përbën rrezik kombëtar për Greqinë. Vendimi nga ana e shtetit fqinj erdhi pas dokumentarit që gazetari realizoi për trashëgiminë e çamëve në Greqi në fshatin Margëlliç, në Gumenicë dhe në Filat dhe një emision kushtuar Papa Kristo Negovanit dhe pasardhësve të tij në fshatin Negovan, brenda territorit grek.