Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjerimi i Greqisë dhe marrëveshja me Turqinë, Bushati: Qasje e re në ushtrimin e të drejtës së detit, duhet të shërbejnë si mësim për ne
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një analizë të gjatë është ndalur sërish te zgjerimi i Greqisë dhe mesazhi që përciell ky veprim sipas tij.
“Vendimi i Greqisë për të zgjeruar detin territorial në 12 milje në detin Jon është një mesazh i qartë politik që reflekton ndryshimet dy viteve të fundit. Ky është zgjerimi i parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe vjen pas përfundimit të marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjiptin, rifillimit të diskutimeve eksploratore me Turqinë”, shkruan Bushati në Facebook.
Ai komenton edhe qëndrimin e kryeministrit grek Mitsotakis, i cili deklaroi se Greqia mund të zgjerojë ujërat e saj territoriale kurdo dhe kudo që ajo zgjedh, përfshirë Jugun e Kretës dhe gjetkë.
“Ky qëndrim bazohet në deklaratën shoqëruese të ratifikimit të Konventës të së Drejtës së Detit të Montego Bay-t nga ana e Greqisë. Mirëpo, në kushtet kur Turqia e konsideron çdo zgjerim në Egje një casus belli është e qartë se jemi para një ndryshimi të qëndrimit tradicional të politikës së jashtme greke”, thotë Bushati.
Ai shton se rifillimi i diskutimeve eksploratore greko-turk synon qetësimin e ujërave mes tyre, evitimin e sanksioneve të BE-së ndaj Turqisë.
Një tjetër ndryshim sipas tij, lidhet me heqjen dorë nga pozicioni tradicional grek për t’u dhënë ishujve fuqi sa më maksimale në delimitim përballë tokës kontinentale. Ky ndryshim, shton ai evidentohet qartë në përmbylljen e marrëveshjes për hapësirat detare me Italinë dhe me Egjiptin.
Më poshtë analiza e plotë:
DY NDRYSHIME DHE NJË MËSIM
Vendimi i Greqisë për të zgjeruar detin territorial në 12 milje në detin Jon është një mesazh i qartë politik që reflekton ndryshimet e dy viteve të fundit. Ky është zgjerimi i parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe vjen pas përfundimit të marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjiptin, rifillimit të diskutimeve eksploratore me Turqinë, sikundër deklarimit publik se delimitimi i hapësirave detare me Shqipërinë do të kryhet nga një gjykatë ndërkombëtare.
Megjithëse ky hap i Greqisë ka efekte vetëm në zgjerimin e hapësirës së ujërave territoriale në detin Jon, Kryeministri Mitsotakis deklaroi se, është në të drejtën e Greqisë të zgjerojë ujërat e saj territoriale kurdo dhe kudo që ajo zgjedh, përfshirë jugun e Kretës dhe gjetkë. Ky qëndrim, bazohet në deklaratën shoqëruese të ratifikimit të Konventës të së Drejtës së Detit të Montego Bay nga ana e Greqisë, ku pranohet zbatimi përkohësisht i gjerësisë prej 6 miljesh të detit territorial, duke gëzuar të drejtën e zgjerimit në 12 milje, në çdo moment të përshtatshëm.
Mirëpo, në kushtet kur Turqia e konsideron çdo zgjerim në Egje një casus belli, është e qartë se jemi para një ndryshimi të qëndrimit tradicional të politikës së jashtme greke, e cila ka synuar gjithnjë që zgjerimin e Detit Territorial ta niste fillimisht nga Egjeu. Pra, ky ndryshim qëndrimi synon të diferencojë trajtimin e çështjeve të delimitimit të hapësirave detare me Turqinë, përkundrejt vendeve të tjera, por, duke përfituar sa të jetë e mundur nga precedentët që krijohen.
Rifillimi i diskutimeve eksploratore greko-turke, më shumë sesa një zgjidhje të problematikës së mahisur mes dy vendeve, synon qetësimin e ujërave mes tyre, evitimin e sanksioneve të BE-së ndaj Turqisë, duke njohur rolin e pazëvendësueshëm të kësaj të fundit në Mesdhe dhe Lindje të Mesme, në pritje të një fotografie më të qartë të ekuilibrave të rinj në rajon, që priten të vendosen me administratën e re amerikane të Presidentit Biden.
Ndryshimi tjetër lidhet me heqjen dorë nga pozicioni tradicional grek për t’u dhënë ishujve fuqi sa më maksimale në delimitim përballë tokës kontinentale. Ky ndryshim evidentohet qartë në përmbylljen e marrëveshjes për hapësirat detare me Italinë dhe me Egjiptin.
Italia dhe Greqia kanë nënshkruar më 24 Maj 1977 marrëveshjen për delimitimin e Shelfit Kontinental mes tyre. Dhënia e një efekti jo të plotë për ishullin grek të Othonoit ka shkaktuar një modifikim të vijës me distanca të barabarta, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e drejtë. Thënë ndryshe, palët kanë rënë dakord për një ulje të peshës së ishullit grek prej 3.5% përballë tokës kontinentale italiane. Ndërsa për Detin Territorial, për këtë ishull, palët kanë pranuar automatikisht gjerësinë prej 12 miljesh, sepse distanca e këtyre dy vendeve është më e madhe se 24 milje.
Më 13 Qershor 2020, Italia dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen për delimitimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, e cila konfirmon vijën delimituese të marrëveshjes së 1977-ës. Kjo marrëveshje lejon flotat respektive të peshkimit që të operojnë përtej vijës delimituese të Zonës Ekskluzive Ekonomike, por pa hyrë në ujërat territoriale respektive, në pajtim me acquis e BE-së. Ndarja e Zonës Ekskluzive Ekonomike i mundëson të dy vendeve ushtrimin e të drejtave sovrane për përdorimin e energjisë eolike, kabllove të komunikimit nëndetar, kryerjes së kërkimeve shkencore dhe botës së gjallë.
Pavarësisht fokusit të saj kryesor në Egje, Greqia vijoi të angazhohet në arritjen e marrëveshjeve për delimitimin detar me fqinjët e tjerë. Fillimisht me Italinë, me të cilën ndajnë të njëjtën politikë në fushën e peshkimit, si vende anëtare të BE-së. Për të vazhduar më pas me Egjiptin, me nënshkrimin e marrëveshjes për delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike, më 6 Gusht 2020. Interesant është fakti se vija delimituese që palët kanë ndërtuar në këtë marrëveshje është e pjesshme. Pika që nuk është mbyllur është zona detare përpara ishullit të banuar grek të Kastelorizos, i cili gjendet vetëm 2 km larg Turqisë. Mosmbyllja e plotë e vijës delimituese Greqi-Egjipt, vjen si rezultat i mospasjes së një marrëveshje Greqi-Turqi që do të përcaktonte efektin që do të kishte ishulli Kastelorizo në Shelfin Kontinental dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike. Ishulli Kastelorizo ndikon edhe në: (i) mundësinë e pasjes së një delimitimi të zonave detare mes Turqisë dhe Egjiptit; (ii) vijën delimituese detare Turqi-Qipro; (iii) vijën delimituese Greqi-Qipro.
Marrëveshja mes Greqisë dhe Egjiptit ka efekt direkt mbi memorandumin e nënshkruar mes Turqisë dhe Libisë, duke reflektuar realitetin gjeografik. Pra, vija delimituese Greqi-Egjipt është ndërtuar duke e nisur matjen nga Kreta dhe ishujt rreth saj Karpathos, Kufonisi, Kristi, ekzistenca e të cilëve në memorandumin Turqi-Libi nuk është marrë në konsideratë.
Në marrëveshjen mes Greqisë dhe Egjiptit pesha e ishujve grekë në delimitim, si për Shelfin Kontinental dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike është ulur deri në 10% përballë tokës kontinentale të Egjiptit. Duke qenë se distanca mes Greqisë dhe Egjiptit është shumë më e madhe se 24 milje, automatikisht, ishujt grek kanë marrë efekt të plotë të gjerësisë së Detit Territorial, pra 12 milje.
Egjipti ka pranuar një marrëveshje të pjesshme duke ruajtur neutralitetin e vet përkundrejt mosmarrëveshjes greko-turke. Ndërkohë që Greqia ka hequr dorë nga qëndrimi i saj tradicional për efekt sa më maksimal të ishujve, me qëllim sigurimin e një marrëveshje që defaktorizon memorandumin Turqi-Libi. Megjithëse ky memorandum është depozituar në OKB, pas nënshkrimit nga palët më 27 Nëntor 2019, si një shprehje e vullnetit politik të tyre, ai nuk ka të njëjtën vlerë ligjore me një marrëveshje ndërkombëtare.
Në kushtet kur Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave detare, qasja e re e Greqisë në ushtrimin e të drejtës së detit dhe precedentët e krijuar, duhet të shërbejnë si mësim për ne, për një orientim sa më të mirë, me qëllim arritjen e një ndarje të drejtë e të ndershme në detin Jon.
Nuk duhet harruar se marrëveshja e vitit 2009 ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, injoroi në kurrizin tonë precedentin e vendosur që në vitin 1977, për uljen e peshës së ishullit Othonoi në Shelfin Kontinental përballë tokës kontinentale. Precedent ky i konfirmuar edhe në marrëveshjet e fundit Itali-Greqi dhe Greqi-Egjipt.
Marrëveshjet e mësipërme vlejnë për të kuptuar se pavarësisht legjislacionit të brendshëm për gjerësinë e detit territorial, përparësi merr gjithnjë e drejta ndërkombëtare e detit dhe pasqyrimi i parimit të 12 miljeve në tërrenin gjeografik përkatës.
Greqia ndan Det Territorial vetëm me Shqipërinë dhe Turqinë, sepse distancat ndërmjet brigjeve janë më të vogla se 24 milje. Për pasojë, në dallim nga rastet e mësipërme me Italinë dhe Egjyptin, ku parimi i 12 miljeve përfitohet automatikisht nga Konventa e të Drejtës së Detit të Montego Bay, pa pasur nevojën e përcaktimit të një vije delimituese për Detin Territorial, në rastet Shqipëri-Greqi dhe Greqi-Turqi duhet të përcaktohen edhe vijat delimituese në Detin Territorial.
Precedentët e vendosur, sidomos në rajon, janë orientues për pritshmëritë dhe rezultatet e procesit gjyqësor që do të zhvillohet me Greqinë për delimitimin e hapësirës detare. Ndaj, lipset një qasje sistematike e institucioneve tona për të punuar në vijimësi për përmbylljen e proceseve të delimitimit edhe me Italinë e Malin e Zi, si prioritet strategjik dhe pse jo krijimin e precedentëve nga ana jonë. Tek e fundit, ushtrimi i së drejtës së detit duhet të rikonfirmojë rëndësinë e dimensionit mesdhetar të politikës sonë të jashtme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38