Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjidhet gjyqtarja dhe caktohet seanca ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla

Zgjidhet gjyqtarja dhe caktohet seanca ndaj kryebashkiakut të

Flora Hajredinaj është përcaktuar me short gjyqtarja që do të vendos lidhur me kërkesën e SPAK që e akuzon kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memollën për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Seanca do të zhvillohet më datë 15 nëntor në orën 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Disa ditë më parë Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.

 

 

Të fundit