Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Zgjohet' Balluku, shfaqet për show në Novoselën e përmbytur

'Zgjohet' Balluku, shfaqet për show në Novoselën e

Belinda Balluku është shfaqur në terren në mes të një situate të rëndë përmbytjesh që ka përfshirë thuajse të gjithë vendin, ndërsa qindra familje po përballen me pasojat e dëmeve në banesa dhe bujqësi.

Krah ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, Balluku e cila prej javësh ishte zhdukur nga ekrani dhe rrjetet sociale, ka dalë për një "inspektim" në Novoselë, zonë ku është urdhëruar evakuim i menjëhershëm për shkak të rrezikut për jetën e banorëve.

Dalja e Ballukut vjen në një moment kur autoritetet janë vënë përballë kritikave për mungesë masash parandaluese dhe reagim të vonuar ndaj situatës.

Në deklaratat e saj, Balluku u përpoq të zhvendosë vëmendjen drejt premtimeve për dëmshpërblim, duke njoftuar se Kryeministri dhe Ministri i Financave janë duke “dizajnuar” një paketë financiare për kompensimin e dëmeve në bujqësi dhe banesa.

Për familjet dhe bizneset e prekura, përmbytjet janë realitet, ndërsa premtimet qeveritare mbeten, edhe këtë herë, në nivel deklaratash.

Të fundit