Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zhvillimet në kampin opozitar, Gjiknuri: Meta po përcakton të ardhmen e tij politike

Zhvillimet në kampin opozitar, Gjiknuri: Meta po përcakton të

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta, cili së fundmi ka "thyer" heshtjen, duke u përfshirë në një përplasje me kryedemokratin Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri u shpreh se Meta po përcakton të ardhmen politike. Kujtojmë që Kreu i Shtetit ka deklaruar se pas përfundimit ët mandatit do të ketë rol aktiv në politikë.

"Nuk e di çfarë ka thënë presidenti. Nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti si aktor i deklaruar politik si duket po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës", u shpreh Gjiknuri.

Ky i fundit foli dhe për Komisionin e Reformës Zgjedhore, për të cilin pret që "të vijë në binarët dhe në shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore".

 

Të fundit