Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zhvillohet takimi i Ministerialit Digjital i Ballkanit Perëndimor, Rama: Shqipëria 95% të shërbimeve online! Objektiv i Shengenit rajonal, heqja e tarifave roaming

Zhvillohet takimi i Ministerialit Digjital i Ballkanit Perëndimor, Rama:
Në foto; Takimi i Ministerialit Digjital të Ballkanit Perëndimor

Tiranë- Është mbajtur sot mbledhja e Ministerialit Digjital të Ballkanit Perëndimor, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri Rama.

Në fjalën e tij, Rama vuri theksin tek investimi që ka bërë Shqipëria në kryerjen online të pjesës më të madhe të shërbimeve, për t’iu ardhur në ndihmë dhe kursyer para e kohë qytetarëve.

Si model, Rama vuri theksin te e-albania ku tha se nëpërmjet këtij portali janë mbi 700 shërbime online nga të cilat përfitojnë 1.35 mln qytetarët.

" Jam krenar të them që Shqipëria ka investuar shumë dhe me një intesitet të madh për të kapërcyer në një epokë tjetër sa i takon shërbimeve në internet për qytetarët. 95% e shërbimeve të shtetit do të jenë online dhe pa tarifë, çdo qytetar mund t'i përfitojë këto shërbime pa shumë kohë dhe pa shumë para, e-albania shërbyer sidomos për karantinë për njerëzit që u duheshin leje në kushte e kufizimeve të mëdha, kemi 700 shërbime që përfshijnë 1.5 mln veprime brenda programeve tona. të mendosh që ky shërbim mund të mos ekzistonte, që shërbimet në internet për nxënësit, është e frikshme. Ky është vetëm fillimi dhe jo fundi i asaj që ne duam të bëjmë, jemi vlerësuar mjaft në raporte të ndryshme ndërkombëtare në qeverisjen elektronike, e dimë që këto janë bazat, jo gjithçka, por na duhet që me të njëjtin intensitet të shkojmë deri në fund", deklaroi kryeministri Rama.

Kreu i ekzekutivit, po ashtu, ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet e rajonit, duke sjell në kujtesë Shengeninë Ballkanik, i cili sipas tij, ka marrë dakordësinë e shumë shteteve. Ndalur këtu, një ndër objektivat kryesor të këtij Shengeni, Rama tha se është heqja e tarifave roaming.

"Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë dhe po punojnë për të ndikuar individualisht sa më shumë të jetë e mundur vizionin e përbashkët për të zbatuar me të gjitha vështirësitë një treg të vetëm brenda rajonit. Nuk ka qenë e lehtë më shumë dukej sesa ishte, por sot kemi një dakordësi më të madhe për shengenin rajonal. Finalizimi i procesit për të hequr tarifat Roaming duhet të jetë pjesë e objektivit tonë dhe diçka që duhet të punojmë fort. Ajo çfarë ka ndodhur është një zbulim që na tregon se sa shumë ne mundemi dhe duhet të bëjmë dhe sa do të bënim nëse nuk do të kishim problem për ta kuptuart shpejt dhe për të bashkëpunuar shpejt me njëri tjetrin, Asgjë nuk na ndalon që ta shndërrojmë këtë cep të Europës në një qendër të shërbimeve digjitale", tha Rama.

Të fundit