Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarret/ MM bën bilancin: Aktualisht janë 6 vatra aktive në të gjithë vendin, situata serioze në Karaburun

Zjarret/ MM bën bilancin: Aktualisht janë 6 vatra aktive në

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion të përditësuar për situatën e zjarreve të vend. Ajo bën me dije se aktualisht janë 6 vatra aktive në të gjithë vendin dhe se Gadishulli i Karaburunit vazgdon të digjet.

"Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar. Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave", thotë ministria.

Kjo e fundit bën me dije se po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit në fshatin Cukal, bashkia Vau Dejës. MM thotë se zjarri vijon të jetë aktiv edhe në Fushë Arrëz.

Sa i përket vatrave të zjarrit në Gjirokastër, ministria thotë se kanë vijuar të jenë aktive në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Flakët vazhdojnë edhe në fshatrat e Lunxhërisë. MM shton se zjarri është aktiv dhe në fshatin Gadurovë- Selishtë,  Mallakastër.

 

Të fundit