Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarret, MM: Riaktivizohet një vatër në Thirrë, flakët drejt fshatit Gështenjas; detaje nga shpërthimi në Dropull

Zjarret, MM: Riaktivizohet një vatër në Thirrë, flakët
Foto Ilustruese/ Zjarret në vend

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat e fundit nga situata e zjarreve në vend. Vatra e zjarrit në afërsi të fshatit Shemri në vendin Kodrat e Lakut të Mollës, po mbahet nën kontroll duke u punuar nga ajri.

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Thirrë, flakët e së cilës po shkojnë drejt fshatiti Gështenjas dhe mund të rrezikojnë banesat. Ndërsa në malin e Tërbunit në Pukë flakët rrezikojnë të përhapen në kurorën e pyllit. 

Njoftimi i plotë:

Zjarri në afërsi të fshatit Shemri në vendin Kodrat e Lakut të Mollës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës po mbahet nën kontroll nga forcat, në mënyrë që të përhapet afër banesave. Po punohet edhe nga ajri me helikopter.

Është normalizuar zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, pas ndërhyrjes së helikopterit.

Zjarri në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë. Po punojnë zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe forca të tjera. Flakët kanë rënë në sipërfaqen pyjore, rrezikohet edhe përhapja në kurorë. Po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter.

Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre, pisha e dushqe në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë. Nuk ka rrezik për zonën e banuar.

Është nën kontroll zjarri në fshatin Radat. Sipas informacioneve nga emergjencat civile të bashkisë Dropull i Poshtëm në vendngjarje ka mbërritur Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokaster dhe strukturat e ushtrisë. Përsa i përket shpërthimeve ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash. Nuk ka rrezik për banesa. Ka një vatër zjarri në mes të shpatit të malit, ku po ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset.

Një zjarr në sipërfaqe me shkurre është njoftuar në fshatin Qinam në Tiranë, pa rrezik për banesa.

Është riaktivizuar një vatër zjarri në fshatin Thirrë në bashkinë Mirditë. Zjarri po shkon drejt fshatit Gështenjas dhe mund të rrezikoje banesat. Forcat zjarrfikëse, banorët po punojnë për ta vënë nën kontroll. Jane nisur dhe forca nga DMR Kukës.

Në fshatin Sinametaj, Nj.A  Karinë, në bashkinë Peqin ka një vatër zjarri në shkurre e bimësi të ulët. Në zonë po shkojnë zjarrfikësit e zonës, por terreni është mjaft i vështirë dhe mjetet nuk mund të mbërrijnë deri aty.

Në fshatin Pashalli,  në Poshnje të Beratti është raportuar një zjarr në shkure, në afërsi të pyllit me pisha. Situata po ndiqet nga zjarrfikësit dhe pushteti vendor.

 

Të fundit