Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarret në Jug, Peleshi: Nuk kemi të lënduar, banorët po evakuohen, kritike situata në Llogara

Zjarret në Jug, Peleshi: Nuk kemi të lënduar, banorët po

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi raportoi mbi gjendjen aktuale të zjarreve në jug të vendit duke shprehur se aktualisht nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.

Në fshatin Gjorm dhe Gumenicë po punohet vetëm me një helikopter të vogël nga ajri dhe 40 efektivë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit. Ministri Peleshi iu bëri thirrje banorëve të ndihmojnë në evakuimin e njerëzve, teksa shtoi se do të jetë e vështirë që sot të flitet për një vendosje totale nën kontroll të flakëve.

“Është punuar me intensitet me dy helikopterë. Tani po punohet me një helikopter të vogël, i cili është me efektiv sepse furnizohet me ujë tek rezervuari shumë pranë fshatit Gumenicë. Kemi pasur dhe prekje banesash por fatmirësisht deri tani nga informacioni që kemi, janë informacioneve operative, kanë qenë në pjesën e fshatit Gjorm ku nuk na raportohet të ketë banorë dhe në fshatin Gumenicë lart, ku janë shtëpi të vjetra. Po luftojmë të shmangim plotësisht përfshirjen nga zjarri të shtëpive të fshatit Gumenicë poshtë. Forcat e Policisë janë aty, jam në kontakt me drejtorin e policisë, i cili është gjithashtu me forcat e veta në fshat dhe evakuojnë familjet që janë në rrezik. Dua të përsëris dhe njëherë apelin për familjarët, ata që mund në këto kushte që ta ndjekin, për komunitetin përreth, të afërmit që të na mundësojnë të evakuojmë njerëzit. Nuk kemi deri tani të lënduar. Dëme materiale dukshëm ka, pemë, banesa të prekura. Kemi forca mjaftueshëm për ta mbajtur në kontroll, 40 efektivë të FA-ve, zjarrfikëse të FA-ve dhe nga bashkia e Vlorës ka ardhur një zjarrfikëse dhe nga bashkia e Selenicës sepse ky është territori i saj ka të gjitha forcat e angazhuara. Mendoj se me kaq forca sa kemi dhe me punën e vazhdueshme prej disa orësh të helikopterit, do arrijmë ta vëmë nën kontroll këtë vatër. Sot nuk mund të flitet për vendosje totale nën kontroll, ka shumë erëra”, tha Peleshi.

Peleshi theksoi se Qafa e Lllogarasë mbetet zona më e veshëtirë për t’u neutralizuar, pasi erërat e fuqishme favorizojnë përhapjen e flakëve. Ndërkohë brenda dy ditëve pritet të mbërrijnë edhe dy helikopterët holandezë me kapacitet më të madh.

“Një mendje gjithmonë e kam në Llogara, në Karaburun, ku erërat janë më të forta se këtu, shumë më të forta se ditët e tjera. Jemi në luftë, në frontin e kufirit me parkun e Llogarasë. Kemi pasur 30 forca gjatë gjithë natës. Sot është nisur një grup forcash të tjera drejt Llogarasë, kufirit. Po presim të krijohen kushtet e favorshme, nga era për të dislokuar trupa me anë të helikopterit ushtarak aty. Nuk kemi mundur dot të bëjmë deri në këto momente të bëjmë fluturime me kova me ujë sepse ka qenë e pamundur. Kemi një sinjal që mund të jenë të favorshme kushtet më vonë. Për momentin do bëjë një verifikim të situatës dhe nëse do jetë e nevojshme do çojmë trupa dhe ujë në Llogara.

Thirrje nga strukturave, policisë së Shtetit, duhet punuar deri në fund për të evakuuar dhe banorin e fundit. Dhe kur rrethohen nga zjarri banorët që kanë gjënë e gjallë, kanë shtëpinë hezitojnë të largohen. këtë nuk mund ta bëjë dot ushtria.

Sot Parku Kombëtar rrezikohet më shumë se çdo ditë tjetër. Ka disa zhvillime pozitive, sepse presim që nesër, ose maksimumi pasnesër në mëngjes, do të fillojë fluturimi i dy helikopterëve holandezë që kanë një kapacitet të madh dhe mezi po presim të nisë fluturimi i tyre. Sot kemi një ofrim bashkëpunimi nga shteti i Zvicrës, kryeministri, jemi në komunikim të vazhdueshëm, edhe sot ka përsëritur thirrjen e vetë në shtetet fqinje. Fatkeqësisht shtetet në rajon kanë situata shumë më të vështira se ne dhe janë nën kapacitete, por siç e thashë Holanda dy helikopterë, Zvicra, Çekia dhe presim nga shtetet e tjera. Ambasadoren amerikane dua ta falënderoj publikisht. Ka qenë shumë e gatshme sot, kur doli disi nga kontrolli situata në qark, kryesisht në Karaburun është treguar e gatshme dhe me gjithë stafin e vet po punojnë shumë fort dhe me strukturat amerikane në rajon dhe përreth në Europë për të na mundësuar një mbështetje të mundshme”, deklaroi Peleshi.

 

Të fundit