Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarret në vend, Braçe: Të qëllimshme si krime ordinere dhe politike, autorët duhen “përvëluar”

Zjarret në vend, Braçe: Të qëllimshme si krime ordinere

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe ka reaguar situatën e krijuar në vend nga zjarret, që sipas të cilit janë të qëllimshëm dhe jo nga ndryshimi i klimës.

Braçe thotë se zjarrvëniet janë të qëllimshme si krime ordinere dhe politike, nisur nga nevoja për kullota, troje ndërtimi apo prej inatit me pronën publike dhe të komshiut.

Sipas tij, të dyja qëllimet duhen dënuar ose “përvëluar” ligjërisht, siç shprehet Braçe. Në të kundërt shton ai, zjarrvënia do bëhet kulturë.

Braçe ka kritikuar policinë, duke e cilësuar të papranueshëm faktin që autorët e zjarrvënieve të qëllimshme nuk janë kapur. Ai shton se deklaratat e kujtdo, veçanërisht të policisë për zjarrvënie të qëllimshme pa gjetur autorët "janë ujë që nuk e shuajnë zjarrin".

Zëvëndëskryeministri e cilëson çështje vullneti, ndërsa kërkon që ky i fundit të tregohet menjëherë.

Të fundit