Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarri te kompleksi 'Arlis', Rama e trajton si "faturë sigurimi", asnjë përgjigje për standardet e ndërtimit

Zjarri te kompleksi 'Arlis', Rama e trajton si "faturë

Zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis” në Tiranë dhe la pas apartamente të shkrumbuara, ka rikthyer debatin mbi përgjegjësinë institucionale dhe standardet e ndërtimit.

Në një reagim pas ngjarjes, kryeministri Rama deklaroi se pallati i dëmtuar do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi, duke e vendosur theksin te mekanizmi i sigurimit dhe jo te përgjegjësia për ndërtimin apo kontrollin teknik të objektit.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm”, deklaroi Rama.

Pra, kryeministri e zhvendos fokusin nga standardet e ndërtimit dhe përgjegjësia institucionale, drejt mbulimit financiar të dëmit përmes sigurimeve, qasje kjo që nuk i jep zgjidhje banorëve të prekur tashmë nga zjarri.

Të fundit