Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zv.ministri i Ekonomisë: Shteti merr 1 mld euro nga Porti i Durrësit, kompanisë 'i falen' 220 mln euro

Zv.ministri i Ekonomisë: Shteti merr 1 mld euro nga Porti i Durrësit,

Zv.ministri i Ekonomisë dhe Financës, Besart Kadia, ka dhënë detaje nga projekti i Portit të Durrësit në Komisionin Parlamentar.

Kadia tha se nga marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë dhe investitorit, shteti do të fitojë 1 miliardë euro nga investimi.

Por duket se avantazhin më të madh, qeveria ja ka dhënë kompanisë përgjegjëse për realizimin e projektit. Ndryshe nga shteti, kompanisë i janë falur dy taksa, dhe rrjedhimisht i falen në total 220 milionë euro.

“Shteti do fitojë 1 mld euro, 217 mln euro në fazën e parë 754 mln euro dhe parashikimi që ky projekt, investim 2.1 mld euro, të ardhurat në buxhetin e shtetit është 1 mld euro. Ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet, nuk e kemi pranuar, e kemi përjashtuar nga vetëm 2 taksa që shkojnë në total janë 220 mln euro. Projekti do zhvillohet te pjesa e kangjella, faza e parë do zgjasë 7 vjet, pjesa ku do hypin njerëzit në tragete nuk do të preket. Projekti do bëhet nga privati, jo nga biznesi i shtetit”, tha Kadia.

 

Të fundit