Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zv.ministrja: Gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër e Korçë. Afro 359 mijë pula kanë ngordhur

Zv.ministrja: Gripi i shpendëve është konfirmuar në

Zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci bëri me dije se 358.520 shpendë kanë ngordhur, nga të cilat 39 mijë janë groposur vetëm ditën e djeshme. Ndërkohë, ajo tha se janë edhe 120 mijë pula të tjera të gjalla që janë të infektuara.

Gjeci tha për mediat se pas Durrësit e Korçës, edhe në Dibër është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve. Këto vatra janë futur në karantinë në një rreze prej 10 km, siç parashikohet edhe në protokoll.

“Aktualisht zonat në karantinë janë: Durrës, perimetri me rreze 10 km në qarkun Durrës me qendër në fshatin Rrashbull. Dibër, perimetri me rreze 10 km në qarkun Dibër me qendër në fshatin Rrethkal. Korçë, perimetri me rreze 10 km në qarkun Korçë me qendër në fshatin Prespë të vogël.

Deri tani janë raportuar të ngordhura 358 mijë e 520 shpendë nga të cilat, vetëm ditën e djeshme janë groposur pothuajse 39 mijë shpendë. Është e rëndësishme të kuptojmë që proceset janë dinamike dhe këto shifra ndryshojnë me orë”, tha zv.ministrja. 

 

Të fundit