Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zv.ministrja për gripin e shpendëve: Kanë ngordhur 340 pula, është konfirmuar një rast te pelikani

Zv.ministrja për gripin e shpendëve: Kanë ngordhur 340 pula,

Zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka folur për përhapjen e gripit të shpendëve në Shqipëri. Gjeci deklaroi se kanë ngordhur 340 mijë shpendë, duke shtuar se ka nisur puna për asgjësimin e tyre. Gjithashtu shtoi se konsumatori nuk është i rrezikuar.

“340 mijë shpendë, ka nisur procesi i 120 mijë shpendëve që ndodhen në të njëjtat kapanone. Është një sëmundje që nuk transmetohet te konsumatori. Sot kemi një vatër të izoluar. Ka shpendë që kanë ngordhur. Ka edhe nga ata që janë të infektuar dhe ligji parashikon eleminimin dhe asgjësimin e tyre”, tha ajo.

Gjeci njoftoi se krahas prezencës së gripit të shpendëve te pulat është evidentuar dhe një rast i infektimit te pelikanët.

“Kemi një rast të konfirmuar të pelikanit në zonën e Prespës. Ju e dini se pelikanët janë konstatuar më parë në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut. Sa kemi marrë informacionin filloi plani i kontigjencës që parashikon monitorimin e zonës dhe nga kqyrja në terren u zbulua një pelikan i ngrodhur, i cili ishte i infektuar me influencën aviare”, tha Gjeci.

 

Të fundit