Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zyrtarët e BE kërkojnë avancim të reformave, Rama: Jemi vendi më i avancuar në Rajon për sistemin e drejtësisë

Zyrtarët e BE kërkojnë avancim të reformave, Rama: Jemi

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE. Ai foli për sfidat e Shqipërisë, duke theksuar se rrugëtimi nuk ka qenë i lehë.

Ndërsa zyrtarët e BE i mëshuan faktit të avancimit me reformat, Rama vazhdoi të fliste si kryeministri i një vendi ku drejtësia po funksionon më së miri.

“Ne dimë se ajo që kemi arritur deri tani është fundi i fillimit. Të gjithë e dinë që rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, ka qenë një sagë mes punës së palodhur, premtimeve të pambajtur dhe rinisjeve të mundimshme, si në mitin e Sizifit. Por ne nuk e kemi humbur besimin tonë edhe kur u përballëm me shuplakën në fytyrë. Në ato pak vite të tmerrshme që lamë pas zinxhiri i anëtarësimit u zhvillua nga disa ngjarje të tjera që penguan integrimin në BE.

 Ne ja dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë dhe më të fortë seç mund të ishim edhe ne. Bëhet fjalë për të ardhme europiane. BE ka qenë diçka më tepër të vendin tonë. Integrimi i Shqipërisë ne BE është për jetë a vdekje. Ne i vazhduam reformat tona edhe me më shumë këmbëngulje. Jemi vendi më i avancuar në rajon për sistemin e drejtësisë”, tha Rama.

Ky i fundit theksoi se të gjithë në Shqipëri bien dakord se Bashkimi Europian është fati i vendit.

Të fundit