Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zyrtari amerikan takim me Ramën: Me rëndësi transparenca me reformën në drejtësi!

Zyrtari amerikan takim me  Ramën: Me rëndësi transparenca me

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof gjatë vizitës së tij në Tiranë ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se në fokus të diskutimit ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe transparenca me reformën në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, – shkruan Ambasada amerikane në X.

Të fundit